Lule Basani
*Hypericum Perforatum*
Përdoret (si një produkt i standartizuar) për depresionin e lehtë dhe mesatar, acarimin e nervave, ankth, pagjumësi, dhe urinimin e pavullnetshëm në fëmijëri, dhe si çaj për inflamacionet e traktit gastrointestinal (gastrit, diarre, kolit ulçerativ, përfshirë hemorroidet; edhe kur ka hemoragji të vogla, por të këshilluar me profesionist) dhe dhimbje nevralgjike (shiatik, dhimbje të nervit trigemin, etj.) . Së jashtmi ajo përdoret (si vaj fërkimi: vaj lule basani) për plagë, djegie, ulçera (përfshirë ulçerat varikoze), mavijosje, hemorroide dhe dhimbje reumatike dhe nevralgjike.
Përdorimi:3 deri në 4 fije me bimën zien për 2 minuta në një gotë me ujë. Pihen 2 gota çaji në ditë.
Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.
Sasia: 60 gr.
Bëni një Vlerësimi