PESHA NETO 100ml
PRODHUAR NË SHQIPËRI
Strijat janë ndryshime të sipërfaqes së lëkurës, të cilat vijnë si pasojë e tendosjes së theksuar të saj.
Ndonëse nuk janë problem i mirëfilltë shëndetësor, janë mjaft shqetësuese për personat që i kanë, si çdo problem tjetër estetik.
Ato nuk njohin moshë dhe gjini, pasi mund të dalin që në adoleshencën e hershme, ose më vonë, si tek femrat dhe te meshkujt.
Vaji për strijat ndihmon në zbehjen e strijave në lëkurë si dhe në hidratimin e lëkurës në thellësi. Përdorimi i rregullt i vajit parandalon formimin e strijave të reja.
Ushqen lëkurën pasi përmban vajra me vitaminë E, vitamina e minerale të tjera të shëndetshme për lëkurën.
Nëse strijat janë të reja ky vaj ndihmon në zhdukjen e plotë të tyre. Ndërsa për strijat të cilat kanë kohë ndihmon në zbutjen e pamjes së këtyre strijave.
Zbut lëkurën rreth tyre dhe ndihmon në mbushjen e hapësirave në lëkurë.
PËRDORIMI:
Aplikohet në lëkurë 1 herë në ditë, në formë masazhi rrethor
KUJDES!
Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.
Ndaloni përdorimin në rast alergjie apo reaksioni.
Bëni një Vlerësimi