Spirulina
Spirulina renditet në mesin “super ushqimeve” natyrale, sepse përmban shumë vlera ushqyese, jashtëzakonisht e pasur me proteina, hekur, betakaroten (30 herë më shumë se karrotat), vitamina dhe minerale.
Spirulina ofron minerale të tilla si hekuri, kalciumi, fosfori, jodi, magnezi, zinku, seleni, bakëri, kromi dhe kaliumi.
Spirulina është një lloj alge me ngjyrë blu në të gjelbër, e cila ka një profil super të ushqyeshëm. Mund ta shtoni atë në formë pluhuri në lëngjet që konsumoni përditë. Do të vini re ndryshimin e ditëve kur merrni spirulina që jeni me më tepër energji, më të qartë në të menduar dhe me më humor të mirë, se sa në ditët kur nuk e merrni.
Efektet pozitive të spirulinës në organizmin tonë janë te shumta:
Redukton dhimbjen duke patur veti antiiflamatore, simptomat e alergjisë, rrit sistemin imunitar.
Kujdeset për shëndetin e syve.
Parandalon rritjen e yndyrave në gjak,sëmundjet e zemrës dhe trajton hipertensionin.
Mbron qelizat nervore.
E pasur me jod, kujdeset për shëndetin e tiroideve.
I pasur me omega 3, omega 6, omega 9, 65% proteina dhe acidin yndyror gama linoleik (GLA), me të gjitha aminoacidet esenciale rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul riskun për kancer.
Shumë e pasur me klorofil, furnizon të gjitha qelizat me oksigjen.
Përbërës si: vitaminë B-1,B=2,B-3 ,B-6, B-9, vitaminë C, D, A, E. E pasur gjithashtu me kalium, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selenium dhe zink.
Spirulina tretet shumë lehtë, bën rigjenerimin e qelizave (anti-moshë), antimykotik, antibakterial, antivirusal.
Përdoret për të gjitha moshat.
Përdorimi: 1-5 gram çdo ditë, shtohet në çaj, lëngje frutash apo thjeshtë ujë.
Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.
Sasia: 100 gr
Bëni një Vlerësimi