Hithra
*Urticae Folium*
HITHRA, BIMA QË BËN ÇUDIRA PËR SHËNDETIN
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.
Hithra gjithashtu ndihmon në ndalimin e hemoragjive, lufton infeksionet në rrugët urinare, përmirëson punën e mëlçisë, forcon rrënjët e flokëve, lufton zbokthin etj.
Përdorimi: Në një gotë me ujë ziejmë për 2 minuta një dorë me bimën. Çaji pihet gjatë ditës.
Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit. Përdorimi i çajit nuk ka efekte anësore.
Sasia: 50 gr.
Bëni një Vlerësimi