Bli i Kuq
*Tilia argentea*
Speciet e gjinisë Tilia, të familjes Tiliaceae, janë drurë të lartë, shpesh të kultivuar si drurë zbukurimi. Lule Bliri ka një aromë të këndshme në periudhën e lulëzimit. Bima përmban flavonoide, lënde mucliagje dhe taninë, acide fenolike etj. Përbërësit aktivë të blirit i japin veti qetësuese dhe kuruese në të njëjtën kohë. Këshillohet të përdoret nga fëmijët edhe te rriturit në raste kolle, astme, inflamacione të rrugëve të frymëmarrjes, etj. Është çaj i lehtë dhe mund të përdoret edhe nga fëmijët e vegjël. Përdoret edhe në rastet e dhimbjes së kokës për shkak të migrenës. Përmban antioksidante të fuqishëm.
Lule Bliri i kuq është më i fuqishëm në efekt në krahasim me blirin e bardhë!
Përdorimi: Në 3 gota ujë, zieni për 2 minuta, 1 lugë gjelle me bimën. Çaji konsumohet gjatë ditës.
Përdorimi i çajit nuk ka efekte anësore. Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.
Pesha neto 35gr
Bëni një Vlerësimi