Majdanozi
*Petroselinum Crispum*
Ndihmon në pasurimin e organizmit me antioksidantë, për të larguar dëmet nga radikalet e lira në trup.Përmban substanca si apigenina,luteina, Beta-karoten, hekur,vitaminat C ,K. Majdanozi është një bimë e cila ka në përbërjen e saj kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikroelemente të tjera të dobishme.
Njihet për efektin kundër aromës së pakëndshme të kavitetit oral.
Ndihmon në stabilizimin e hipertensionit arterial dhe hiperkolesterolemise.
Majdanozi bën detoksifikim të organizmit. Ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe ndikon në përshpejtimin e metabolizmit. Gjithashtu majdanozi në përmbajtjen e tij ka apioli dhe miristicina, që ndikojnë në rrjedhjen e urinës, duke bërë që të largohen infeksionet nga kanali urinar.
Përdorimi: Hidheni në gjellë, si erëz, ose në 1 gotë me ujë, zieni për 2 min nje lugë gjelle me bimën.
Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.
Përdorimi i çajit nuk ka efekte anësore.
Sasia: 25 gr
Bëni një Vlerësimi