Levore shelgu
*Salix alba*
Lëvorja e degëve 2-3 vjeçare e shelgut të bardhë, të kuq ka efekte pozitive në organizëm.
Përdoret për të ulur temperaturën e lartë, reumatizmit kronik; si qetësues dhe në të ftohtit kundër temperaturës dhe dhimbjeve,kundër djegieve ne lekurë.
Një lugë çaji me bimën e grimcuar hidhet në një gotë ujë dhe zihet 15 minuta. Pihen 1-3 gota të tilla në ditë. Për përdorim nga jashtë: 30-40 gr bimë zihen në ½ litër ujë.
Lëngu përdoret për banja të këmbëve që djersiten shumë, për mjekimin e plagëve që shërohen me vështirësi. Në formën e ekstraktit alkoolik përdoret në masazhe kundër rënies së flokëve.
Çaji ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.
Pesha 80gr.
Bëni një Vlerësimi