Uthull molle 0.5l

100 lekë

Kodi: MERJA260
Natyrale
Cilësi Maksimale
Made in Albania

Uthulla e mollës e pafiltruar dhe organike është mjaft e pasur me enzima e baktere të mira, që promovojnë tretje të mirë dhe mirëfunksionim të përgjithshëm të organizmit. Trashëgohet nga tradita përdorimi i saj për stimulimin e qarkullimit të gjakut, detoksifikimin e mëlçisë, suportin e sistemit imunitar, pastrimin e gjakut e të nyjeve limfatike, lehtësimin e presionit në  sinuse e nxjerrjen e mukusit jashtë organizmit.

Hipokrati, babai i mjekësisë, e përshkruante uthullën e mollës në rast ftohje e kolle, të kombinuar me mjaltë. Është e përshtatshme si për regjimet dietike, ashtu edhe për personat me diabet, pasi ka pak kalori e sheqer, duke qenë se sheqeri konsumohet gjatë fermentimit.

Përfitimet shëndetësore nga uthulla e mollës i atribuohen vetive të saj:

– Antibakteriale

– Anti-inflamatore

– Probiotike

– Hipoglicemike

– Detoksifikuese

– Imunostimuluese

– pH balancuese

 

Nga përdorimet e shumta të uthullës së mollës veçojmë:

1- Detoksifikim i organizmit Uthulla e mollës shërben si tonik për mëlçinë e sistemin limfatik, balancon pH në organizëm, stimulon sistemin kardio-vaskular, rrit motilitetin e traktit tretës dhe nxit drenazhimin e sistemit limfatik. Të gjitha këto bëjnë të mundur largimin e toksinave nga organizmi. Acidi acetik në përbërje të uthullës së mollës në natyrë është acid, por ka efekt më tepër alkalin në organizëm. Balancimi i pH redukton rriskun për sëmundje kronike dhe rrit energjinë e përgjithshme trupore. Konsumoni 1-2 herë në ditë 1 lugë gjelle uthull molle të holluar me 1 gotë ujë.

2- Neutralizim i refluksit e urthit të stomakut Shkaktarë të refluksit e urthit zakonisht bëhen disbalanca e pH të stomakut dhe mungesa e enzimave digjestive dhe e probiotikëve. Uthulla e mollës është e pasur në enzima e probiotikë, çka e bën të përshtatshme për përdorim në çrregullimet e mësipërme. Hidhni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni 5 minuta para ushqimit për aciditetin e shtuar të stomakut.

3- Rregullim i tretjes Pektina, një fibër e patretshme, e pranishme te uthulla e parafinuar formon një mbështjellë mbrojtëse për mukozën e stomakut e të zorrëve, duke ndikuar në peristaltikën (lëvizshmërinë) e zorrëve e duke rregulluar tretjen. Konsumoni 1 lugë uthull molle në 1 gotë ujë 30 min para ushqimit për një trejte të mirë e bark të shfryrë.

4- Përmirësim i diabetit Kërkimet shkencore kanë provuar se uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e diabetit. Përdoreni uthullën e mollës të holluar me ujë përpara vakteve, si dhe para gjumit. Përdoreni uthullën e mollës në sallatë dhe gatime të tjera.

5- Rënie nga pesha dhe nxitje e metabolizmit Ka shumë arsye që e justifikojnë këtë veti të uthullës së mollës, por ndër më të rëndësishmit është fakti se kjo uthull redukton dëshirën për ushqim, sidomos për të ëmblat dhe realizon detoksifikimin e trupit. Pektina, fibra e patretshmeme shumicë te uthulla e mollës ju krijon ndjesinë e ngopjes e të kënaqësisë pas vaktit. Konsumoni 1-2 lugë uthull molle të holluar me 1 gotë uje 2-3 herë në ditë. Konsumoni pak buke me uthull molle si vakt të ndërmjetëm.

6- Lehtësim i alergjive sezonale Uthulla e mollës ndihmon në largimin e mukusit nga organizmi, pastron sinuset, lehtëson kongjestionin (bllokimin) si dhe suporton sistemin imunitar. Konsumoni 2 lugë gjelle uthull molle në 1 gotë të madhe ujë 3 herë në ditë. Bëni avull me ujë të nxehtë ku shtoni uthull molle. Kujdesuni ta shpërlani dhe rihidratoni lëkurën pas avullit.

7- Ndihmëse në hipertension Studimet konfirmojnë se konsumimi i rregullt i uthullës së mollës redukton trigliceridet në gjak dhe ul dukshëm presionin arterial. Konsumoni vazhdimisht uthull molle të holluar me ujë.

8- Trajtim i fytit të pezmatuar dhe i ftohjes Vetitë antibakteriale, antiinflamatore, detoksifikuese dhe përmbajtja e vitaminave e probiotikëve ndihmon në lehtësimin e infeksionit të fytit, si dhe suporton organizmin në rastin e ftohjes. Uthulla e mollës përdoret e holluar 50% me ujë për gargara dhe për shërlarjen e gojës. Konsumoni 2 lugë gjelle uthull molle, të kombinuar me mjaltë e të holluar me 1 gotë ujë, 3 herë në ditë në rast kolle e ftohje.

9- Përmirësim i venave varrikoze Uthulla e mollës ka ndikim të mrekullueshëm në venat varrikoze, pasi përmirëson qarkullimin e gjakut në vena dhe në sajë të vetive antiinflamatore redukton enjtjen. Konsumoni rregullisht uthull molle të holluar me ujë.

10- Trajtim i mykut Infeksionet nga Kandida shoqërohen me aromë të keqe të gojës, mungesë energjie, infeksione të traktit urinar e atij tretës. Uthulla e mollës përmban probiotikë dhe një lloj acidi që promovon rritjen e probiotikëve, vrasësve natyralë të kandidas e myqeve të tjera. Pakësoni sheqerin në dietë dhe konsumoni 1 lugë gjelle uthull molle të holluar me ujë 3 herë në ditë. Vetitë antibakteriale e antifungale të uthullës së mollës e bëjnë atë një trajtuese efikase për mykun e lëkurës e për këmbën e atletit. Aplikoni uthull molle 2 herë në ditë në zonën e infektuar. Gjithashtu mund të shtoni edhe përzierjen e vajit të kokosit me vaj esencial rigoni.

11- Eleminim i lythave e kallove Vendosni një copë pambuku të njomur me uthull molle mbi lythin apo kallon dhe mbështilleni me fasho. Lëreni gjithë natën. Zbatojeni këtë rregullisht çdo darkë. Fillimisht lythi apo kalloja nxihet, pastaj eleminohet.

12- Kundër insekteve Vetitë dezinfektante e anti-inflamatore mundësojnë përdorimin me efikasitet të uthullës së mollës në vendet e pickimit nga insektet.

Bëni një Vlerësimi

Produkte të sugjeruara

Zbuloni Produkte Inovative & Unike

Produkte Natyrale të prodhuara me Krenari në Shqipëri!

Special instructions for seller

Subtotal

Shipping & taxes calculated at checkout

It appears that your cart is currently empty!

Continue Browsing

i