PESHA NETO 100ml
PRODHUAR NË SHQIPËRI
VETITË:
Vaji i arrës përgatitet me shtrydhje në të ftohtë çdo javë.
Vaji i Arrës është i pasur me Omega 3, i pasur me vitamina B1, B2, B3 si dhe me vitaminë E dhe vitaminë C. Përmban antioksidantë të fuqishëm.
Ndihmon në ujen e kolesterolit e redukton nivelin e triglicerideve në gjak. Ështe i pasur me selenium, fosfor, magnez, zink, hekur dhe kalcium.
Ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore.
Vaji i arrës përmban jod, që është parësor për mirëfunksionimin e gjëndrës së tiroideve.
Ka shije delikate dhe aromë të këndshme. Përdoret direkt mbi sallata të ndryshme, peshk apo mish në zgarë. Nuk rekomandohet për skuqje sepse i humbasin vlerat ushqyese.
Është shumë i shëndetshëm për lëkurën dhe për flokët. Ushqen lëkurën, e zbut atë dhe e rigjeneron. Këshillohet të përdoret nga persona që kanë probleme me lëkurën si ekzema, psoriasis, myk, etj.
100% VAJ NATYRAL I PASTËR
PËRDORIMI:
Aplikojeni vajin në flokë,nga rrënja deri në maja, 2 herë në ditë.
Konsumoni 2x1 lugë kafe në ditë.
KUJDES!
Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.
Ndaloni përdorimin në rast alergjie apo reaksioni.
Bëni një Vlerësimi