Seti për Kujdesin e Flokëve të Dëmtuar dhe të Lyer - Extra Volum
Ky set është zgjidhja e duhur për flokët e thatë, të dëmtuar ose të lyer, duke ofruar kujdes të plotë dhe rezultate të dukshme. Produktet e përfshira rigjallërojnë flokët, rikthejnë elasticitetin dhe shtojnë volum, duke përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të flokëve.
ÇFARË PËRFSHIN KY SET?
- Shampo 93.5% me Origjinë Natyrale (500ml)
Pastron butësisht, forcon rrënjët dhe ruan ngjyrën e flokëve të lyer, duke shtuar volum dhe shkëlqim që zgjat. Përmban mente, rozmarinë dhe livando.
- Maskë për Flokë (100ml)
Ushqen flokët nga rrënjët deri te majat, duke reduktuar rënien dhe duke shtuar shkëlqim. Perfekte për flokët e lyer dhe të dëmtuar.
- Ekstrakt për Flokë (150ml)
Ndihmon në ndalimin e rënies së flokëve, nxit rritjen e flokëve të rinj dhe largon yndyrën e tepërt. Formuluar 100% nga bimë natyrale.
- Maskë me Keratinë (250ml)
Ristrukturon dhe hidraton flokët, duke i bërë më të lehtë për t'u drejtë, më të butë dhe plot shkëlqim. Përmban keratinë, aloe vera dhe mjalt.
Si të përdoret seti?
- Aplikoni maskën për flokë nga rrënja e flokut drejt majave të tij, lëreni 2-3 orë dhe më pas lani flokun si zakonisht.
- Lajini flokët me shampon dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.
- Aplikoni maskën me keratinë sipas nevojës dhe shpëlajeni pas kohës së rekomanduar.
- Përdorni ekstraktin çdo mbrëmje për të forcuar rrënjët dhe për të nxitur rritjen.
Bëni një Vlerësimi