Seti Antiaging - Lifting & Ushqim & Antirrudhë
Seti Antiaging ofron një kujdes të plotë për lëkurën, duke kombinuar përbërës natyralë që rigjenerojnë dhe ushqejnë lëkurën. Përdorimi i rregullt i këtij seti ndihmon në luftimin e rrudhave, njollave dhe shenjave të plakjes, duke sjellë një pamje më të rinovuar dhe të shëndetshme. Ideal për lëkurë të ndjeshme, ky set ofron pastrim, hidratim dhe mbrojtje për një lëkurë të freskët dhe të bukur.
ÇFARË PËRFSHIN KY SET?
Larës Xhel (300ml)
- Pastron dhe hidraton ~ Heq papastërtitë duke ruajtur lagështirën natyrale të lëkurës.
- Për një lëkurë të freskët ~ Përbërës si aloe vera dhe acid hialuronik ndihmojnë në rigjenerimin e saj.
Si të përdoret: Aplikoni në lëkurë të lagur, masazhoni lehtë dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Locion Tonik Helikrisium (150ml)
- Rigjeneron dhe qetëson ~ Përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit.
- Përmirëson teksturën ~ Ndihmon në zbutjen e njollave dhe shenjave të akneve.
Si të përdoret: Aplikoni me një pambuk të lagur pas larjes së fytyrës.
Maskë Hydrogel për Sytë (90g/60 copë)
- Redukton ënjtjen ~ Hidraton thellësisht dhe ndihmon në tonifikimin e zonës delikate rreth syve.
- Përmirëson pamjen ~ Zbut rrudhat dhe përmirëson teksturën e lëkurës rreth syve.
Si të përdoret: Vendosni maskën nën sy dhe lëreni për 15-20 minuta.
Vitamin C Serum për Fytyrën (30ml)
- Ndriçon dhe njëtrajtëson ~ Redukton njollat dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.
- Stimulon kolagjenin ~ Ndihmon në përmirësimin e tonit dhe teksturës së lëkurës.
Si të përdoret: Aplikoni disa pika në fytyrë dhe qafë para kremit, në mëngjes dhe mbrëmje.
Krem Antirrudhë (55ml)
- Ushqen dhe rigjeneron ~ Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe njollave.
- Hidraton thellësisht ~ Ideale për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë.
Si të përdoret: Aplikoni në mëngjes dhe mbrëmje pas serumeve.
Krem me Qumësht Gomarice dhe Ekstrakt Kërmilli (50ml)
- Rigjeneron dhe zbut ~ Ndihmon në largimin e njollave të plakjes dhe akneve.
- Mban lëkurën të freskët ~ Siguron ushqyerje të thellë për lëkurën.
Si të përdoret: Aplikoni çdo mbrëmje pas Vitamin C Serum
Krem Mbrojtës SPF 50 (55ml)
Si të përdorni setin?
- Pastroni fytyrën me Larës Xhel.
- Përdorni Locion Tonik për të rigjallëruar lëkurën.
- Vendosni Maskën Hydrogel për sytë kur është e nevojshme.
- Aplikoni Vitamin C Serum dhe prisni të përthithet.
- Aplikoni Krem Antirrudhë në mëngjes dhe Kremin me Qumësht Gomarice në mbrëmje.
- Mbroni lëkurën me Krem Mbrojtës SPF çdo mëngjes.
Bëni një Vlerësimi