Në shumicën e rasteve kolla shkaktohet nga infeksionet virale ose bakteriale të traktit të frymëmarrjes.
Kolla mund të shkaktohet edhe nga: a) Ndotja e ajrit prej gazrave b) Nga refluksi stomak-ezofagut (në rastet kur kthehen mbrapsht lëngjet nga stomaku dhe ezofagu për në bronket) c) Në bronkitet akute dhe kronike, nga tumoret në mushkëri, nga tumoret në bronke, nga paaftësia e punës së zemrës, nga duhanpirja etj.
Disa substanca, si dhe tymi i duhanit, poleni, disa prodhime mjekësore etj. mund të ngacmojnë mbaresat nervore dhe provokojnë kollën.
Kolla ndihmon të evitohet infektimi i mushkërive. Kur kolla zgjatet, ajo mund të shkaktojë shqetësime, si: dhimbje të gjoksit, lodhje, dhimbje koke dhe ndonjëherë humbje të kontrollit të urinimit. Kolla gjithashtu mund të ndikojë mbi gjumin, takimet në shoqërinë dhe pengon në punë. Një kollë akute zgjat më pak se tre javë. Shkaqet e zakonshme të një kolle akute janë rrufa ose infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, pneumonia ose “kolla e mirë” (pertusi).
Këshilla:
Rekomandohet të mos pini duhan, sepse është ndër faktorët kryesor predispozues për shfaqjen e këtyre problemeve. Në të njëjtën kohë këshillohet mos ekspozimi në ambientet e ftohta, apo në publik dhe të shmangen agjentët irritues të sistemit të frymëmarrjes si tymi pasiv, pluhurat dhe ndotja e ambientit. Të përdoret ecja dhe aktiviteti fizik.
Çaji kundër kollës dhe astmes ndihmon në pastrimin e infeksioneve të fytit dhe bronkeve, ka dhënë rezultat edhe në përmirësimin e simptomave të astmës.
Propolis blete ndihmon në largimin e kollës dhe infkesioneve të fytit, parandalon gripin. Këshillohet të përdoret shpesh gjatë periudhes së dimrit për të parandaluar gripin, sidomos tek fëmijët. Ka veti të fuqishme antibakteriale dhe antimykotike.