Shkaku i migrenës:
Migrena shkaktohet nga mungesa e qarkullimit normal të gjakut ne tru. Ngushtimi i arterieve dhe venave bën që truri të mos furnizohet normalisht me gjak dhe oksigjen dhe kjo jep dhimbje të kokës. Arsyet e migrenës janë të shumta, por akoma nuk është vërtetuar shkaku i vërtetë dhe kura e saj.
Çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar dhimbjen e kokës?
Kur fillon dhimbja e kokës duhët të konsumoni sa më shumë lëngje. Çajrat janë shumë të këshillueshme, pasi zgjerojne enët e gjakut, dhe veprojnë si qetësues natyral të trurit. Një çaj shumë efektiv për dhimbjet e kokës përgatitet kështu: në 2 litra ujë zieni 2 minuta 1 lugë mente+ 1 lugë bar blete+ 1 lugë borzilok+ 1 lugë rozmarinë + 1 lugë lule basani+ 1 lugë mendër + 1 lugë murriz lule ose frut. Konsumoni 3-4 gota çaj në ditët kur keni dhimbje koke. Pas kësaj duhet të konsumoni 10-20 fije shafrani në ditë, pasi ky përmban antioksidante të fuqishëm, grupin e vitaminave B1, B2 dhe B6 që janë ushqyes të trurit, dhe piko krocine dhe krocinine të cilat veprojnë si qetësues të trurit dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Boronica dhe xhenxhefili ushqejnë sistemin nervor, zgjerojnë enët e qarkullimit të gjakut dhe ndalojnë të vjellat.