Infeksionet e bajameve tek fëmijët

Infeksionet e bajameve tek fëmijët

Çfarë janë infeksionet e bajameve dhe shkaktarët e tij?

Bajamet janë gjëndra në pjesën e pasme të fytit. Bajamet janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e mikrobeve në gojë.
Infeksioni i bajameve quhet tonsilit.
Tonsiliti është shpesh rezultat i një infeksioni të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, qoftë viral apo bakterial. Një numër virusesh mund të rezultojnë në bajame, duke përfshirë ftohjen e zakonshme apo gripin.
Infeksionet bakteriale, duke përfshirë streptokokun gjithashtu mund të shkaktojnë tonsilit. Ndërsa viruset kanë tendencë të prodhojnë më shumë raste të bajameve, infeksionet bakteriale prekin më shpesh fëmijët e ata mund të kenë simptomat më të rënda.
Për të dalluar nëse fëmija juaj ka infeksion në bajame vërehet ngjyra e fytit, nëse është e kuqe zona e bajameve, atëherë sapo ka filluar inflamacioni. Nëse dallohen zona të bardha rrethore, ato janë vatra infeksioni dhe tregojnë se infeksioni është më i avancuar dhe është më i vështirë për tu trajtuar, shoqërohet në këto raste me temperatura të larta.

Simptomat e bajameve?

Nëse fëmija ka probleme me bajamet këto janë disa nga simptomat që mund të ketë:
 
Skuqje e fytit
Vështirësi në gëlltitje
Dhimbje veshi
Temperaturë
Aromë e keqe e gojës
Mungesë oreksi

Fëmijët ose personat më të rritur në moshë mund të ndjejnë dhimbje koke dhe trupi.
Bajamet te fëmijët mund të jenë akute, kronike dhe të përsëritura.

Si ti trajtojmë bajamet me bimë medicinale?
Për trajtimin  e bajameve te fëmijët rekomandojmë disa produkte bimore të krijuara posaçërisht për ta, me aromë të lehtë dhe shije të pranueshme nga ta.
Përzierja bimore me aguliçe, trëndafil dhe rigon ndihmon në uljen e inflamacionit të bajameve. 
Konsumini i cajit qetëson dhimbjet e fytit, ul inflamacionin në bajame dhe ka efekt antibakterial në organizëm. Rekomandohet të përdoret në rastet e bajameve kronike nga femijët.
Propolis Blete
Forcon imunitetin tek fëmijet që janë më delikate në periudhën e dimrit e preken lehtë nga virozat e stinës. Ndihmon në forcimin e imunitetit, pastrimin e fytit nga infeksionet  si dhe qetëson kollën.
Rrënjë sanze e cila ndihmon në forcimin e imunitetit, ul temperaturën e lartë dhe forcon imunitetin.
Trëndafil i egër i cili në sajë të vitaminës C  ka veti antiinflamatore dhe antivirale, veti të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, lehtësimin e rrufës dhe gripit.
Bima e agulices ndihmon në  lehtësimin e astmës  bronkiale, bronkitit, kollës. Funksioni kryesor i saj është pastrimi I fytit nga sekrecionet pas një situate virale.

Gjithashtu fëmijëve mund ti bëni pastrim të bajameve me sodë buke dhe mjalt.
Përzieni së bashku 1 lugë gjelle mjalt, 1 lugë kafe sodë buke, 2 thelpinj hudhër të shtypur dhe aplikoni pak sasi në pjesën e bajameve të fëmijëve me doreza sterile.

Produkte të sugjeruara

Zbuloni Produkte Inovative & Unike

Produkte Natyrale të prodhuara me Krenari në Shqipëri!

Special instructions for seller

Subtotal

Shipping & taxes calculated at checkout

It appears that your cart is currently empty!

Continue Browsing

i