Trajtimi i veshkave me bimë medicinale
Gurët në veshka janë depozita të forta të përbërë nga minerale dhe kripëra që formohen brenda veshkave.
Dieta, pesha e tepërt trupore, disa gjendje mjekësore dhe disa suplemente apo medikamente janë ndër shkaqet e shumta të gurëve në veshka.
Gurët në veshka mund të prekin çdo pjesë të traktit urinar – nga veshkat tuaja deri te fshikëza. Shpesh, gurët formohen kur urina koncentrohet, duke lejuar që mineralet të kristalizohen dhe të ngjiten së bashku.
Simptomat:
Gurët në veshka mund të ndërlikohen me infeksione,mund të lëvizin në veshkë ose kalojnë në ureter dhe në fshikëzën e urinës. Ureterat janë tubat që lidhin veshkat dhe fshikëzën.
Nëse një gur në veshka vendoset në uretër, mund të bllokojë rrjedhën e urinës dhe të shkaktojë fryrjen e veshkave dhe spazmën e ureterit, gjë që mund të jetë shumë e dhimbshme. Disa nga simptomat që mund të ndjeni janë:
Dhimbje të forta në fund të brinjëve.
Dhimbje e cila kalon nga mesi në ije.
Dhimbje të cilat rriten në mënyrë graduale.
Dhimbje ose ndjesi djegieje gjatë urinimit.
Urinë në ngjyrë të errët, ose të kuqërremtë.
Urinë e turbullt ose me erë të keqe.
Ndjesi e shpeshtë urinimi si dhe vështirësi në urinim.
Nauze dhe të vjella, si dhe ethe dhe të dridhura nëse është i pranishëm një infeksion.
Dhimbja e shkaktuar nga gurët në veshka mund të ndryshojë - për shembull, duke u zhvendosur në një vend tjetër ose duke u rritur në intensitet - ndërsa guri lëviz nëpër traktin tuaj urinar.
Faktorët e riskut
Faktorët që rrisin rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka përfshijnë:
Nëse persona të tjerë në familje kanë patur gurë në veshka, jeni më të predispozuar tju krijohen gurë në veshka.
Dehidratimi, nëse nuk konsumoni një sasi të konsiderueshme uji gjatë ditës(2 deri në 2.5 litra ujë apo lëngje në ditë) keni më shumë mundësi tju krijohen gurë në veshka.
Konsumimi i një diete të pasur me proteina,kalcium,klorur natriumi (kripë) dhe sheqer mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të gurëve në veshka.
Nëse këni probleme me aparatin tretës apo jeni mbipeshë, mundësitë për të krijuar gurë në veshka janë më të larta.
Trajtimi i gurëve në veshka me produktet tona!
Veshkat janë një organ I rëndësishëm për shëndetin tonë, ndaj dhe duhet të kujdesemi për to.
Duke u kujdesur për mënyrën sesi ushqehemi, kryejmë aktivitet fizik, konsumojmë rreth 2 deri në 2.5 litra ujë apo lëngje në ditë, tregojmë një kujdes të shtuar ndaj veshkave dhe aparatit urinar.
Disa nga çajrat bimorë kanë treguar se kanë veti diuretike si dhe ndihmojnë në shkrirjen e gurëve nga veshkat.
Fier guri * Ceterach Officinarum*
Në analiza të ndryshme laboratorike që janë bërë fieri gurit ka treguar se ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka.
Mustaqe misri *Maydis stigma*
Mustaqja e misrit përmban flavonide dhe ka veti antioksidantë, ka veti diuretike dhe ndihmon në pastrimin e veshkave nga gurët.
Bishta qershie *Cerasus avium*
Bishtat e qershisë janë të pasur më vitaminë A, C dhe B1. Studime të ndryshme kanë treguar se bishtat e qershisë kanë veti diuretike si dhe nuk lejojnë krijimin e gurëve në veshka.
Gjethe Ashe *Arctostaphylos uva-urs*
Bima e ashes ka treguar se ndihmon në trajtimin e infeksioneve urinare,me veprimin diuretik dhe antiseptik, fletët e kësaj bime i nxjerrin jashtë bakteret nga sistemi urinar.
Fara Gjëmbaçi *Acanthus Spinosum*
Gjembaçi përmban flavonoide, fenole, terpenoide, saponinë etj, të cilat i japin atij veti antioksidante e hepato-mbrojtëse.
Konsumimi i gjëmbaçit ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka.
Dëllinje e zezë *Juniperus Communis*
Çaji me dëllinjë të zezë është çaj i lehtë me veti antioksiduese dhe antiinflamatore. Konsumimi i tij gjatë ditës ndihmon në pastrimin e organizmit nga infeksione të ndryshme.
Në bazë të analizave që janë bërë dëllinja ka treguar që ka veti antiinflamatore dhe antibakteriale.
Caj bimor mix uromer
Çaji bimor uromer ka në përbërje bimë të ndryshme të cilat ndihmojnë në largimin e gurëve nga veshkat si dhe nuk lejojnë krijimin e infeksionit. Bimët në përbërje të çajit, në analiza të ndryshme laboratorike kanë treguar se kanë veti diuretike, antiinflamatore dhe shkrijnë gurët në veshka.
Në eksperiencën tonë shumëvjeçare përdorimi i çajit uromer ka dhënë efekt tek personat të cilët kanë patur probleme me gurët në veshka si dhe infeksione urinare.