Trajtimi i mykut në lëkurë!

Trajtimi i mykut në lëkurë!

                     Trajtimi i mykut lëkurë

 

 

Myku i lëkurës është një infeksion që shkakton djegie dhe kruarje të lëkurës. Myku mund të prek këdo dhe shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit, si psh: në këmbë, në gishta por mund të shfaqet dhe tek fëmijët në moshë të vogël.


Faktorët që favorizojnë zhvillimin e infeksioneve mykotike

·        Sistemi i dobët imunitar.

·        Ngjitja e infeksionit nga burime të tjera.

·         Mungesa e higjenës, djersitja dhe lagështia e tepërt.

·        Kequshqyerja dhe mungesa e vitaminave.



Simptomat e infeksioneve mykotike:

·        Irritim i lëkurës

·        Skuqje të lëkurës

·        Ndjesia e të kruarit të lëkurës

·        Flluska të vogla me ujë në lëkurën e acaruar



Trajtimi i mykut me produktet tona

Trajtimi i problemeve të lëkurës është pak i vështirë dhe delikat, por në bazë të eksperiencës sonë disavjeçare kemi arritur të  krijojmë një trajtim efikas bimor për mykun.
Përdorimi i çajit bimor Candimer, në sajë të vetive që kanë bimët në përbërje të tij,  ndihmon në pastrimin e organizmit nga myku, por dhe qetëson lëkurat e irrituara.
Rekomandohet të konsumohen 3 gota çaj në ditë për një efekt më të shpejtë të çajit, si dhe duhet të mundoheni të mos konsumoni ëmbëlsira gjatë kohës së trajtimit, pasi ndikojnë negativisht.
Bimët në përbërje të çajit, si psh: rigon, trumzë, etj  në bazë të studimeve të ndryshme kanë treguar që kanë veti të forta antimykotike.
Propolisi i bletës është një tjetër produkt me veti antimykotike.  Kombinimi i tij me vaj rigoni, bën të mundur që vetitë antimykotike të jenë akoma më të forta. Për këtë rekomandojmë të përdorni propolis më rigon, 3 herë në ditë nga 10 pika, në mënyrë që të ndihmoni organizmin tuaj të pastrojë mykun.

Për mykun në lëkurë rekomandojmë të bëni shpëlarje të trupit 2 herë në ditë, me çajin candimer.
Pasi thahet çaji mund të aplikoni propolis me rigon, vetëm në zonat që keni probleme me mykun.
Pas 2-3 minutash aplikoni një shtresë të hollë krem myku.
Kremi për mykun është  krem me bazë bimore dhe vajra esencial, të cilat trajtojnë mykun në lëkurë dhe në gishta. Në sajë të vajrave esencial kremi largon mikroorganizmat mykotikë në lëkurë.
Kremi me rigon, trumzë dhe sherebel rekomandohet të përdoret në zonat delikate të trupit, në sajë të përbërësve dhe përgatitjes së tij.

Aplikimi i produkteve rekomandohet të bëhet 2 herë në ditë.


Produkte të sugjeruara

Zbuloni Produkte Inovative & Unike

Produkte Natyrale të prodhuara me Krenari në Shqipëri!

Special instructions for seller

Subtotal

Shipping & taxes calculated at checkout

It appears that your cart is currently empty!

Continue Browsing

i