Kujdesi për lëkurat e yndyrshme!

Kujdesi për lëkurat e yndyrshme!

Lëkura e yndyrshme është pasojë e akumulimit të sebumit në sipërfaqen e lëkurës. Disa lloje lëkure prodhojnë më shumë sebum në mënyrë natyrale. Faktorët e jashtëm si stresi, dieta ushqimore, ndotja e ambjentit etj favorizojnë krijimin e lëkurës së yndyrshme.
Personat me lëkurë të yndyrshme janë më të predispozuar për të patur akne, pika të zeza dhe  pika dhjamore.

Si të dallojmë nëse kemi lëkurë të yndyrshme?
Nëse nuk e dalloni dot nëse keni lëkurë të yndyrshme ose jo, ja disa mënyra për ta kuptuar:

·        Një ose dy orë pas pastrimit të fytyrës, ajo është me shkëlqim dhe pasdite zakonisht duket e yndyrshme.

·        Edhe pse vendosni make-up lëkura juaj është ende me shkëlqim.

·        Mund të krijohen pika të zezadhe njolla  në pjesët më të yndyrshme të lëkurës suaj.

·        Vini re një zmadhim të poreve.

Për tu kujdesur për lëkurë të yndyrshme, duhet të krijoni një rutinë të përditshme me disa produkte bazë për pastrimin e lëkurës suaj!

Disa nga produktet kryesore që ju rekomanodjmë të përdorni për këtë problem janë:

Sapun me karbon

Sapuni me ekstrakt kermilli dhe karbon rekomandohet per lekurat e yndyrshme dhe akneike.

Karboni qe ndodhet ne perberje te sapunit, ndihmon ne eksfolimin e  fytyres dhe ne kete menyre ne pastrimin me ne thellesi te saj. Pas perdorimit te sapunit eshte e nevojshme te perdoni nje vaj esencial ose krem me veti hidratuese. Perdoreni sapunin 2 here ne dite, ne mengjes dhe ne darke.


Locion tonik me helikrisium 

Tonik me helikrisium për rigjenerimin e lëkurës suaj!
 Helikrisumi ka veti antiinflamatore dhe antimikrobiale në lëkurë.
 Përdorimi i tonikut, pasi lani fytyrën, ndihmon në zbehjen  e shenjave që lënë aknet, ul inflamacionin në lëkurë.
Helikrisiumi  i jep Locionit tonik veti antirrudhë

Rekomandohet të përdoret, në të gjithë fytyrën, në mëngjes dhe në darkë,  pasi e lani atë.



 


Krem aknesh

 Krem 100% bimor i krijuar me delikatesë  për kujdesin e lëkurës suaj! 

Përdorimi i kremit ndihmon në pastrimin e fytyrës nga shenjat që lënë aknet.

Në  sajë të përbërësve të tij, kremi gjithashtu ndihmon në zbehjen e njollave kafe që krijohen nga dielli. 

Kremi rekomandohet të përdoret pas aplikimit të ekstraktit të puçrave, në darkë.

Ekstrakt puçrash 

 

Ekstrakti i puçrave përftohet nga ekstraktimi i  bimëve të cilat kanë veti antiinflamatore dhe antibakteriale.

Ekstrakti përthan aknet dhe nuk lejon krijimin e akneve të reja. 

Ekstrakti rekomandohet të përdoret pasi lani fytyrën, vetëm tek puçrat që keni në lëkurë.

 

Krem me ekstrakt kërmilli 

Formulë unike kremi e cila ndihmon në rigjenerimin dhe hidratimin e lëkurës suaj! 

Ekstrakti kërmillit njihet për vetitë e tij rigjeneruese, duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe, zbehjen e akneve dhe të shenjave që lënë ato. 

Kremi i kërmillit gjithashtu zbeh rrudhat e moshës  që  krijohen dhe nuk lejon krijimin e rrudhave të reja.

Rekomandohet të përdoret në darkë, pasi lani fytyrën  dhe në mëngjes, para kremit mbrojtës.


Krem Mbrojtës

Kremi mbrojtës është një produkt mëse i domosdoshëm për tu kujdesur për fytyrën.
Aplikimi I tij duhet të bëhet çdo ditë të vitit, pasi rrezet e diellit janë të pranishme dhe në dimër.
Kremi me Spf duhet të përdoret çdo mëngjes dhe për një mbrojtje më të mirë duhet ta riaplikoni çdo 2 orë.

Produkte të sugjeruara

Zbuloni Produkte Inovative & Unike

Produkte Natyrale të prodhuara me Krenari në Shqipëri!

Special instructions for seller

Subtotal

Shipping & taxes calculated at checkout

It appears that your cart is currently empty!

Continue Browsing

i