Menopauza dhe trajtimi i saj me bime medicinale.

Menopauza dhe trajtimi i saj me bime medicinale.

 

Trajtimi i menopauzës me bimë medicinale!

Menopauza është perjudha që shënon fundin e ciklit menstrual. Diagnostikoheni me menopauzë  nëse kanë kaluar 12 muaj nga perjodat e fundit. Mosha më e zakonshme e shfaqies së menopauzës është mosha 40-50 vjeç.
Menopauza është proces biologjik, por simptomat fizike siç janë afshet e nxehta ose luhatjet e shpeshta të humori, ndikojnë në cilësinë e gjumit, shtojnë dhimbjen fizike, ndikojne në rutinën  tuaj të përditshëm e në shëndetin mendor.


Cilat janë simpomat kryesore të menopauzës?

1.      Çrregullime të  periodave 

2.      Afshe të nxehta

3.      Probleme me pagjumësinë

4.      Luhatje të humorit

5.      Probleme me përqëndrimin

6.      Shtim në peshë dhe ngadalësim të metabolizmit.

CIlat janë problemet kryesore që shfaqen nga menopauza?
Dy nga problemet kryesore  shëndetësore që shfaqen te  gratë me menopauzë janë
Osteoporoza dhe problemet kardiovaskulare

Këshilla se si të kujdeseni për trupin tuaj në premenopauzë dhe gjatë menopauzës!
Gjatë premonauzës dhe menopauzës është e rëndësishme që të tregoni një kujdes të shtuar për shëndetin tuaj!

 

Mbajtja  e një regjimi ushqimor të shëndëtshëm, shtimi i aktivitetit fizik në përditshmëri  janë dy nga gjërat kryesore të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të menopauzës.
Ndryshime të tjera në stilin  e jetesës që ju ndihmojnë gjatë kësaj perjudhe janë:

·        Pushoni mjaftueshëm, vendosni një regjim përsa i përket gjumit

·        Konsumoni ushqime të shëndetshme, të pasura me fibra, kalium, magnez, vitamin D, kalcium etj.

·        Mundohuni të kryeni aktivitet fizik, qoftë dhe ecje.


 

Bimët medicinale  që përdoren  për lehtësimin e simptomave të menopauzës!

Produktet bimore që rekomandojm për trajtimin e këtij problem janë:
1. Çaj bimor i përzier Menomer
2.Mantel Zonje
3.Konopicë
4.Vaj Harmonia
5.Vaj Liri etj.



Përzierja bimore menomer me bimë të ndryshme si Salvia Officinalis, Trifolium Pratense, Salvia Rosmarinus, Castanea Sativa,ndihmon në lehtësimin e shenjave dhe simptomave. Çaji lehtëson afshet e nxehta, të cilat vijnë si rezultat i luhatjeve hormonale gjatë menopauzës.

Manteli i zonjës është një bimë e njohur gjërësisht, e cila përdoret për parandalimin e problemeve menstruale, problemeve me fertilitetin, vezoret policistike dhe menopauzën.Përdorimi i rregullt i bimës ndihmon në balancimin e hormoneve si dhe lehtëson dhimbjet menstruale. Në bazë të studimeve të ndryshme që janë bërë, është vërtetuar që bima ka në përbërje të saj taninë, e cila i jep bimës veti antioksidante.

Konopica njihet për efektet e saj pozitive në aparatin e riprodhimit te gratë dhe burrat. Përdorimi i kësaj bime është i lidhur ngushtë me balancimin hormonal dhe ndihmon në problemet e fertilitetit. Konsumimi i cajit të konopicës ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, simptomave të paramenopauzës dhe menopauzes.Konopica ul nivelet e hormonit prolaktin.Kjo ndihmon në ribalancimin e hormoneve të tjerë, përfshirë estrogjenin dhe progesteronin – duke zvogëluar kështu simptomat e paramenopauzes.

 

Vaj harmonia është përzierje vajore e  cila ndihmon në qetësimin e sistemit nervor. Kombinimi i vajit të livandos dhe barit të bletës ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, reduktimit të stresit dhe ankthit. Konsumimi i vajit në sasinë e duhur ju ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës gjatë menopauzës, por edhe në ditë të ndryshme në të cilat mund të jeni më të ngarkuara emocionalisht.

 

Vaji i lirit është ndër vajrat më të shëndetshëm që mbulon një gamë të gjërë benefitesh në organizmin e njeriut.Përmban sasi të konsiderueshme të Omega 3, ndaj është shumë i shëndetshëm për problemet me zemrën dhe për lehtësimin e simpomave të menopauzës.

Produkte të sugjeruara

Zbuloni Produkte Inovative & Unike

Produkte Natyrale të prodhuara me Krenari në Shqipëri!

Special instructions for seller

Subtotal

Shipping & taxes calculated at checkout

It appears that your cart is currently empty!

Continue Browsing

i