Sëmundjet e kockave janë sëmundje që krijojnë shumë probleme pasi lidhen direkt me sistemin e lëvizjes, dhe krijojnë shumë vështirësi në lëvizje. Gjithashtu kërkojne kohë dhe durim per tu shëruar dhe larguar simptomat në rastin e hernies diskale.
Artriti reumatoid:
- Njihet si një ndër shqetësimet më të shpeshta që shkaktohet si pasojë e inflamacioneve.
Osteoporoza:
-
Osteoporoza është një sëmundje e kockave që ndodh kur densiteti kockor reduktohet në mënyrë graduale, ku kockat bëhen më poroze me kalimin e kohës, gjë e cila rrit riskun për fraktura të tyre, invalidizime dhe deformime. Ndodh në mënyrë të heshtur e progresive dhe shpesh nuk ka simptoma deri në momentin kur ndodh fraktura e parë. Osteoporoza eshtë më e shpeshtë tek gratë.
Hernia diskale:
- Hernia diskale ndodh kur shtypet nyja e përthyeshme në vertebrat e kurrizit. Ajo hyn në pjesën e brendshme dhe prek nervat, kështu shkakton dhimbje të fuqishme të mesit dhe shkon tek kemba. Është një sëmundje që mund të mbahet nën kontroll, por nuk shërohet. Ushtrimet fizike, mos ngritja e peshave dhe një diete e mirë me vajra ushqyes për kockat është shumë pozitive.
Si mund të kujdesemi për kockat kur vuajmë nga sëmundjet reumatizmale?
Merr mjaftueshëm vitaminën D. Vitamina D është shumë e rëndësishme për formimin e kockave, në periudhën e verës trupi mund të marrë mjaftueshem vitaminë D për gjithë vitin, sepse e ruan atë që merr.
Ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme për të gjitha sëmundjet e kockave. Përshembull sportistët vuajnë vetëm nga dëmtimi i nyjeve pasi i mbingarkojnë muskujt e kockat e tyre, por nuk vuajnë nga sëmundje të tjëra, pasi e vendosin gjakun në lëvizje dhe kështu trupi rigjeneron vetveten, e qendron i ri për më gjatë sesa një njeri që bën një jetë sedentare.
Gjithashtu përdorni:
-Fara chia
-Vaj peshku
-Fara liri
-Përzierje bimore për reumatizmin- ndihmon në largimin e dhimbjeve të sëmundjeve reumatizmale dhe ndihmon në rigjenerimin e kockave.
-Vaj Sinapi- përmban shumë vajra të forta esencialë që depërtojne deri në kocka dhe ndihmojnë në ndalimin e dhimbjeve dhe në rigjenerimin e kockave. Ndihmojnë në kurimin e artritit, borsitit dhe reumatizmës.